Aktualitet

VD-Kontrolle në Tiranë, e pëson i riu në Kashar, testi i drogës e nxjerr përdorues

6 Maj 2022, 11:25 Nga DOSJA
VD-Kontrolle në Tiranë, e pëson i riu në Kashar, testi i

TIRANË- Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet I. K., është arrestuar nga polici rrugore në Kashar. 27-vjeçari është ndaluar nga policia rrugore pasi është kontatuar duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimin dhe duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit. 

Më pas ai i është nënshtruar testimit me aparatin drogë-testues Aquilascan dhe ka rezultuar pozitiv, ai drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. 

Gjithashtu një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A. A., është ndaluar në rrugën e quajtur “Sami Frashëri” i është nënshtruar testit të drogës dhe pas testimit ka rezultuar se i riu e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.


Njoftimi i policisë: 

Policia Rrugore e Tiranës/Kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik dhe për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që kryejnë shkelje agresive.

Nga kontrollet e ushtruara në mjetet e transportit publik është arrestuar në flagrancë një drejtues autobusi, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të befasishme dhe të dedikuara gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues automjetesh që drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Njëri prej drejtuesve kishte konsumuar 3 lloje drogash.

Gjatë kontrolleve parandaluese për verifikimin e drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në rrugën “Dritan Hoxha”, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 62 vjeç, i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Në rrugën “Abdyl Frashëri”, shtetasi A. A., 21 vjeç, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimin dhe duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit. Pas testimit me aparatin drogë-testues Aquilascan, ka rezultuar se shtetasi A. A., e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Qafë-Kashar”, shtetasi I. K., 27 vjeç, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimin, duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe me xhamat e përparmë të riveshur mbi normën e lejuar. Pas testimit me aparatin drogë-testues Aquilascan, ka rezultuar se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 27 vjecar ne tirane policia rrugore arrestohet nje 27 vjecar ne tirane policia rrugore

Sondazh

Poll