Politike

Berisha: Unë dhashë dorëheqjen pas humbjes, vetëm kur Basha më pyeste, sugjeroja

5 Maj 2022, 20:15 Nga DOSJA
Berisha: Unë dhashë dorëheqjen pas humbjes, vetëm kur Basha

TIRANË– Situata në Partinë Demokratike është kryefjalë e emisionit “Open”  News24. I ftuar në studio, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se tashmë në PD nuk ka më përjashtime dhe se opozita nuk do të jetë më peng e lojërave politike dhe s’do vazhdojë të jetë e kapur. Këtu ka ndërhyrë analisti Fatos Lubonja i cili e konsideron Berishën pjesë të kësaj opozitës që ai thotë se është e kapur edhe pse ai nuk ka qenë me poste drejtuese. Nderkohë nga ana tjetër aktivisti Adriatik Lapaj bën përgjegjës ndryshimet e bëra në 2008 që sollën në realitet sërish servilizmin.

Lubonja: Në natyrën e tij si opozitar agresiv ka çuar diskursin retorike në ato nivele qoftë edhe me Bashën o të përjashton o të pranon si të nënshtruar. Kjo situatë e 35 deputetëve shto frikën nga amerikanët, nga Berisha ka krijuar këtë situatë në PD me nje jetë parlamentare katastrofë.

Berisha: Ne kemi hequr përjashtimet. Me një opozitë të kapur, vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor Parlamentar?  A mund të rrijë opozita peng ë këtyre lojërave? A duam një opozitë mos jemi e kapur?

Lubonja: Si u kap kjo? Ju aty keni qenë

Berisha: Shikoni dosjen Muzin. Shkova i thashë Bashës ti je ministër i Brendshëm si mund të dekonspirosh një operacion policor? E pyeta si është historia e parave. Me tha është mbledhur nga diaspora dhe ia dhashë këtu. Pra, kur kryeministri të mbylle dosjen.

Lapaj: Unë Berishën e shikoj si qytetar dhe politikan. Si individ gëzon respektin tim në luftën për dinjitet. Si politikan ka rezerva. Që të të fusë vota në politikë dhe të të nxjerrë vota duhet meritokraci që bashkë me Ramën e keni prishur këtë që vini vërdallë rreth jë rrethi vicioz që nuk ka rrugëdalje. Ndryshimet e 2008 kthyen servilizmin në realitet.

Berisha: Thelbi i ndryshimit të 2008 ka qenë rajonalizimi. Ai ligj ka garantuar plotësisht rajonalizimin.  Pse ai nuk ishte i hapur? Për mua nuk kishte asnjë problem të ishte i hapur. Po kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Po të ishte e hapur fare do të kishte një ushtri prej tyre në parlament. Kur unë dhashë dorëheqjen mora përsipër çdo përgjegjësi për humbjen. Të gjithë i çlirova nga barra e përgjegjësisë për disfatën. Të bëhem unë përgjegjës për ecurinë kur nuk kisha asnjë përzierje në punët e brendshme përveçse për ato që më pyeste kryetari, nëse në këto 9 vite u krijua një shkretëtirë në figura është përgjegjësi e dikujt tjetër.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...