Politike

Strazimiri: 13 deputetë kriminelë, mazhoranca s’i ka votat për të zgjedhur Presidentin

5 Maj 2022, 20:02 Nga DOSJA
Strazimiri: 13 deputetë kriminelë, mazhoranca s’i ka votat

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se mazhoranca nuk i ka deputetët as në raundin e pestë për të zgjedhur presidentin e ri. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live në Syri Tv, Strazimiri tha se mazhoranca përbëhet prej dy partive, socialiste dhe social-demokrate e cila ka 77 deputetë ndërsa 13 prej tyre janë të dalë nga influencat kriminale, dhe për shkak ka vetëm 64 vota të pamjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.

Mazoranca përbëhet prej dy partive, socialiste dhe social-demokrate ka 77 deputetë, 13 prej të cilëve zyrtarisht të dalë prej influencave kriminale. Me aritmetikë të thjeshtë, ka vetëm 64, një numër i pamjaftueshëm jo vetëm për të zgjedhur presidentin, por as për të mbajtur qeverinë. Delegjitimimi i parlamentit, ka një zgjidhje, opozita shqiptare duhet të veprojë si përfaqësuese e popullit opozitar si i vetmi element legjitim në atë parlament. Duke i vënë pikën mbi i faktit se mazhoranca nuk i ka votat për të zgjedhur Presidentin,”tha Strazimiri.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gent strazimiri gent strazimiri

Sondazh

Poll