Politike

Sondazhi/ Si e gjykojnë shqiptarët lidershipin e Bashës?

5 Maj 2022, 19:36 Nga DOSJA
Sondazhi/ Si e gjykojnë shqiptarët lidershipin e Bashës?

TIRANË- Katër në pesë qytetarë (80,5%) në Shqipëri e shohin si pozitive dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Vetëm 8% e shqiptarëve e shohin këtë dorëheqje si diçka negative. Mes shqiptarëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan Partinë Demokratike, përqindja është edhe më e lartë.

Një në dhjetë (10%) votues të djathtë e shohin dorëheqjen e Bashës si diçka negative.

Mes qytetarëve (82%) por edhe në mesin e atyre që votuan Partinë Demokratike (82,6%) në zgjedhjet e 2021-it, mbizotëron mendimi se Basha nuk duhet të kandidojë përsëri për kryetar të PD.

Tre në katër shqiptarë (73%) e vlerësojnë negativisht drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha.

Thuajse 80% e votuesve të PD në zgjedhjet e fundit, e vlerësojnë negativisht drejtimin e partisë demokratike nga Basha. Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

Marrë nga Euronews

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll