Politike

Kadilli e Shehaj të vendosur: Nuk kandidojmë për kryetar të PD

5 Maj 2022, 19:23 Nga DOSJA
Kadilli e Shehaj të vendosur: Nuk kandidojmë për kryetar të

TIRANË– Fatbardh Kadilli e Agron Shehaj kanë vendosur të mos e sfidojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që pritet të zhvillohen më 22 maj. I ftuar në “Opinion”, Kadilli tha se është tërhequr, pasi sipas tij në këtë rast nuk ka garë. Ai tha se idetë që ka për PD-në mund t’i vërë në funksion edhe pa qenë kryetar.

“Nga sfida nuk heq dorë kurrë, por në këtë rast nuk ka garë. Mbetem i vendosur që në sfidën për ndryshimin e PD të mos heq dorë kurrë. Por në këtë rast nuk ka garë. Unë e bera garën e ideve, kam arritur një kënaqësi nga materializimi i këtyre ideve edhe në ndryshimet e kuvendit të datës 11 Dhjetor, por rruga është e gjatë dhe idetë mund t’i kontribuoj edhe jashtë kësaj gare,”- tha Kadilli.

“Jo nuk do të kandidoj, e vendosur,”- shtoi Shehaj.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike agron shehaj fatbardh kadilli agron shehaj fatbardh kadilli

Sondazh

Poll