Politike

Paloka: Mbledhja sot dështoi, Alibeaj vazhdon lojën e Bashës për interesa të Ramës

5 Maj 2022, 19:13 Nga DOSJA
Paloka: Mbledhja sot dështoi, Alibeaj vazhdon lojën e Bashës

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka tha se mbledhja e Alibeajt në selinë e PD ishte një dështim pasi nuk arriti të mbledhë kuorumin e nevojshëm të grupit. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Paloka tha se Enkelejd Alibeaj me paturpësi tha pas mbledhjes se grupi ka 36 deputetë, duke përjashtuar 16. Demokrati theksoi se Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës për interes të Ramës me të njëjtat synime dhe të njëjtat hile.

Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputëtë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për tu shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj.

Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim, të njëjtat hile, gjithçka bëhet për t’i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë. Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e ‘Foltores’. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës.

Pjesa tjetër ka zgjedhur që të qëndrojë mes dy palëve por qartazi, e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit të grupit, është për bashkimin e grupit parlamentar me disa detyrime elementare për të arritur bashkimin. Deklarimi i grupit me të gjithë deputetët që dolën më 25 prill, një pjesë kërkojnë tërheqjen e Alibeajt, tërheqjen e kërkesës në gjykatë për mosnjohjen e ‘11 dhjetorit’, tha Paloka.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi paloka enkelejd alibeaj edi paloka enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll