Politike

Alibeaj afat deputetëve: Deri të dielën në darkë, sillni kriteret për Presidentin

5 Maj 2022, 18:03 Nga DOSJA
Alibeaj afat deputetëve: Deri të dielën në darkë,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u ka dërguar mesazh deputetëve. Ai u ka lënë afat deri të dielën në darkë që të dërgojnë kriteret për Presidentin e ri. Gjithashtu, Alibeaj pret edhe udhëzimet e procedurës që do të sugjerohen nga deputetët e PD-së.

“Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielen në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar. Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim,”- shkruan Alibeaj në mesazhin e tij.

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll