Politike

Kush është lideri më i pëlqyer sot nga shqiptarët?

5 Maj 2022, 19:03 Nga DOSJA
Kush është lideri më i pëlqyer sot nga shqiptarët?

TIRANË- Mes figurave politike kryesore në vend, më i pëlqyeri mes shqiptarëve është Kryeministri Edi Rama (44,8%). Pas tij shqiptarët pëlqejnë më shumë kryebashkiakun Erion Veliaj (36,5%) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha (27,2%). Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, sot gëzon pëlqyeshmëri më të lartë (17,5%) mes shqiptarëve krahasuar me ish-kryedemokratin, Lulzim Basha (8,5%).

E fundit për nga pëlqyeshmëria mes qytetarëve renditet Monika Kryemadhi (4,5%). Votuesit e Partisë Demokratike në mënyrë dërrmuese (63,2%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha, kurse për ish-kryetarin Basha vetëm 15,4%. Shqiptarët ndahen në dy kampe thuajse të barabarta lidhur me vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Dy në pesë shqiptarë (44,3%) mendojnë se gjykata u tregua e njëanshme në këtë vendim dhe thuajse aq (40,7%) janë edhe ata që këtë vendim gjykate e shohin si të paanshëm. Mes votuesve të PD-së mbizotëron (63,2%) mendimi se gjykata është treguar e paanshme me vendimin për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Thuajse gjysma e shqiptarëve (48,9%) mendojnë se grupimi brenda PD-së kundër Berishës duhet ta ndjekë në rrugë gjyqësore vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri. Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

Marrë nga Euronews

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama erion veliaj monika kryemadhi sali berisha edi rama erion veliaj monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll