Politike

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar, Alibeaj: Jo! S’i hedh dru zjarrit që djeg demokratët

5 Maj 2022, 17:32 Nga DOSJA
Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar, Alibeaj: Jo! S’i hedh dru

TIRANË– Për deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk do të ketë nesër një mbledhje të Këshillit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se mbledhja e nesërme e thirrur nga Rithemelimi është thjesht një institucion paralele. Ai shtoi më tej se nuk do të dërgojë asnjë sugjerim në atë mbledhje, pasi nuk dëshiron që përçarja e demokratëve të vijojë akoma më shumë. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Sugjerimet tuaja do i paraqisni nesër në Këshillin Kombëtar të PD?

Enkelejd Alibeaj: Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje nesër, PD i ka institucionet e veta, nëse flisni për institucione paralele, unë besoj…mbase dhe nuk bëj mirë, nuk duhen ndërmarrë veprim e që të çojnë tek ndarja, qoftë edhe nga unë. Dimë t’i themi gjërat siç janë, kështu që ju them jo, nesër jo, nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar, nuk dua t’i hedh dru zjarrit që djeg demokratët. 

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll