Politike

Deputët munguan, Alibeaj: Patën impenjime, atyre të Berishës ia çoj me shkrim, s’jemi dele

5 Maj 2022, 17:25 Nga DOSJA
Deputët munguan, Alibeaj: Patën impenjime, atyre të Berishës

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka justifikuar mungesën e disa prej deputetëve në mbledhjen e grupit. Para mediave, ai tha se disa prej tyre kishin impenjime, por që qëndrimet në lidhje me Presidentin, do t’i dërgonin zyrtarisht.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Si mund ta quani ju një mbledhje, kur keni pasur vetëm 22 deputetë, s’është përmbushur kuorumi?

Enkelejd Alibeaj: Ishin aq dhe grupi parlamentar i PD-së, numëron 36 deputetë. Disa prej deputetëve kishin disa impenjime të tjera, edhe në mbledhjet e kaluara nuk kanë qenë të gjithë. Por, edhe për deputetët që keni ju ndërmend, ka një plan, do t’ju jepet gjithçka me shkrim.

Pyetje: Shumica e deputetëve nuk erdhën sot, a do të merrni ju një vendim pa shumicën?

Enkelejd Alibeaj: Refuzoj ta konsideroj grupin parlamentar një çështje numrash. Është shumë më tepër se kaq. Unë jam një prej anëtarëve, jam kryetar kjo është e sigurtë, jam një moderator. Në këtë proces ka një gjë që e kam detyrim, të përcjell, të tejçoj atë që është shumica e deputetëve. 

Pyetje: Ju thoni nuk llogaris numrat, pastaj thoni shumica, a e keni ju shumicën

Enkelejd Alibeaj: Mos më pyesni mua, refuzoni të shihni me laps e letër kush hyn e kush del, nuk janë deputetët e PD-së dele, shikoni qëndrimet e tyre në letër. Qëndrimet e deputetëve nuk varen nga ajo që them unë, i thonë kudo, ai është i rëndësishëm, nuk është çështje numrash. 

Pyetje: Për të marrë një vendim duhet shumica

Enkelejd Alibeaj: Po përsëri, kuorumi, kuorumi, në aritmetikë jam shumë i mirë

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll