Politike

Alibeaj: Deputetët do sjellin kriteret për Presidentin, të hënën rimblidhemi

5 Maj 2022, 17:20 Nga DOSJA
Alibeaj: Deputetët do sjellin kriteret për Presidentin, të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se të gjithë deputetët e PD-së janë udhëzuar që të listojnë të gjitha kriteret që duan që të ketë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Të hënën, në një tjetër mbledhje, Alibeaj tha se do të diskutoheshin të gjitha këto kritere. 

“Kjo ishte një mbledhje ku u diskutua për axhendën paralentare, për çështjen e komisioneve të posaçme, me ngritjen edhe të disa komisioneve në sektorë të ndryshëm siç është ai i energjisë, ndërtimeve pa leje dhe për Presidentin. Dua t’i falenderoj të gjithë kolegët e mi deputetë për sensin e përgjegjshmërisë për të përballuar këtë proces, një proces që teston qasjen e vetë PD-së, secili nga deputetët dha opinionin e vet. Me sugjerimin e tyre lamë që së pari në aspektin organizativ do të kemi mbledhje tjetër të hënën, Të gjithëve iu kërkua të ofrojnë kriteret sipas të cilave mednojnë ata se duhet të jetë presidenti. Si e mendojnë ata, çfarë kriteresh kanë. Deputetët ndanë dy çështje, të marrim ojesë në proces, por të mos jemi në proces, marrja pjesë në proces është detyrim ndaj zgjedhësve tanë, ndaj gjysmës së shqiptarëve minimalisht. Detyrim që duhet përmbushur,”- tha Alibeaj ndër të tjera.

 LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(f.mdosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll