Politike

Bardhi: Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi për Presidentin

5 Maj 2022, 16:42 Nga DOSJA
Bardhi: Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi për Presidentin

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike është totalisht kundër përfshirjes së anëatrëve të Këshillit Kombëtar, të zgjedhur më 30 prill në procesin e zgjedhjes së Presidentit. I pranishëm në selinë blu, Bardhi tha se të gjithë deputetët e PD-së duhet të marrin pjesë në këtë proces për të mos e lënë kryeministrin Edi Rama që ta zgjedhë ai Kreun e ri të Shtetit. Duke përmendur Rudina Hajdarin, Jozefina Topallin e Myslim Murrizin, Bardhi tha se nuk janë këta personat që duhet të zgjedhin Presidentin. 

“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë,”- tha Bardhi. 

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gazment bardhi grupi i pd 5 maj 2022 gazment bardhi grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll