Politike

Mbledhja në selinë blu, Alibeaj: Vendimin për presidentin do e marrim bashkë

5 Maj 2022, 16:26 Nga DOSJA
Mbledhja në selinë blu, Alibeaj: Vendimin për presidentin do e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se selia blu duhet të vendosë bashkarisht për një emër për Presidentin e ri. I pranishëm në mbledhjen me kolegët e tij, Alibeaj tha se ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, gjë që ai nuk e kupton përse ndodh. Alibeaj shtoi se do ta refuzojë me forcë këtë frymë përçarëse dhe se do të bëjë çmos që ajo gjë të mos ndodhë.

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodhë,”- tha Alibeaj ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll