Politike

VD-Kuvendi i PD e shkarkoi, Alibeaj thërret grupin: Kush s’më njeh?Rithemelimi?Ça pastaj…

5 Maj 2022, 15:03 Nga DOSJA
VD-Kuvendi i PD e shkarkoi, Alibeaj thërret grupin: Kush s’më

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj edhe pse u shkarkua nga Kuvendi si kryetari i grupit parlamentar ka thirrur sot një mbledhje tjetër. I pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen që ka pasur me anëtarët e grupit të Rithemelimit, Alibeaj u shpreh se për të ishte e parëndësishme njohja në postin që ai mban. Ndërsa shtoi se e ka detyrim që të dëgjojë dhe takojë të gjithë anëtarët e grupit.


“E kam ftuar grupin. Nuk më njeh kush? Rithemelimi! Po çfarë pastaj!!! Ka shumë çështje axhenda parlamentare, sot psh ishte fitoja e vogël e banorëve të Rinasit. Kam detyrimin që të dëgjoj deputetët e grupit të PD. Është e rëndësishme që për çështje të rëndësishme, edhe minore do të duhet të respektohet zëri i secilit deputet. Do të pyes deputetët dhe nëse janë dakord do të merrni pjesë. Megjithatë për çdo rast e dini se do të ketë gjithmonë një deklarim për shtyp,”-tha ndër të tjera Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(k.m./dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll