Politike

Refuzoi 30 prillin, Korreshi: S’mu dëgjuan kërkesat, s’ka plane për dy parti, kam platformë

5 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA
Refuzoi 30 prillin, Korreshi: S’mu dëgjuan kërkesat, s’ka

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi konfirmoi se do të jetë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për ABC Live, Korreshi tha se do të jetë në mbledhje, duke shtuar me ironi se Alibeaj është shpallur armik për herë të dytë.

“Patjetër që do të jem, pa më të voglin dyshim. Zotin Alibeaj e paskan shpallur armik prapë. Ai e ka për së dyti tani se njëherë ka lindur në internim. Unë do të jem pjesë ku të mblidhen deputetë e PD. Nuk e di çfarë ka thënë Floriana Garo. Një pjesë e deputetëve nuk iu dëgjuan kërkesat që kishin. Ky mund të jetë Kuvendi i ngjitjes së bashkim nuk do të kishte. Nuk është e vërtetë që s’jemi ulur. Ne jemi ulur edhe me pjesëtarë të degës së Lushnjes që të gjenim një emërues të përbashkët që të kishte një proces zgjedhor ku të përfshiheshin të gjithë demokratët. Nuk iu gjet sepse këta kishin shumë nxitim. Iku zoti Basha, s’ka pse të ketë nxitim. Përjashtues. Ne kërkuam që të mos bëhej më me kokëfortësi, por të kishte edhe deputetë që kanë qenë pjesë e Foltores. Duke na parë të gjithë bashkë do të vinin demokratët. Duhet të bashkoheshim. Mënyra e vetme ishte të kishte të deleguar që të përfaqësonin të dyja palët. Në Lushnje nuk kanë marrë pjesë të gjithë në proces. E dyta, nuk mund të bëhet një proces 157 seksione për tre ditë. Kjo nuk është parti. Çfarë kuptimi ka ta quash proces,”- tha ai.

Korreshi tha se ka bërë gati platformën e tij për bashkimin e PD-së dhe do ta prezantojë në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai mohoi zërat për krijimin e një force të re politike nga deputetët që nuk i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit.

“Kam një platformë që do ta prezantoj në mbledhjen e grupit parlamentar. Unë mendoj sed nuk ka zgjidhje në afatshkurta. Duhet të ketë një kohezion me një plafyrmk që do ta prezantoj, por nuk e di sa do të më dëgjohet llafi përsëri. Kam kërkuar që të rikthehen të gjithë të përjashtuarit dhe të kishte bashkëpunim midis palëve. Në momentin që procesi u mbyll, nuk ka më vlerë ajo platformë. Ata thanë kemi vendosur 30 prillin dhe pikë. Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Nuk do të ketë zgjidhje të tillë drejt dy partive. Asnjë nga kolegët nuk e do diçka të tillë,”- theksoi ai.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike saimir korreshi saimir korreshi

Sondazh

Poll