Politike

PD ende pa propozime, Saimir Korreshi: Ja emri që dua unë për president

5 Maj 2022, 14:54 Nga DOSJA
PD ende pa propozime, Saimir Korreshi: Ja emri që dua unë për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka propozuar me emër personin që për të do e bënte shumë mirë detyrën e kreut të shtetit. Në një intervistë për “ReportTv”, i pyetur lidhur me profilin ideal të figurës së ardhshme të presidentit, Korreshi dha emrin e autorit, Visar Zhiti.

“Në grupin parlamentar nuk është bërë asnjë diskutim për zgjedhjen e presidentit. Një person për presidenti që mendoj unë është Visar Zhiti, është një njeri që asnjëherë s’ka qenë i përfshirë në politik,”- u shpreh ai.

Ndërkohë që PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, ku edhe do të vendoset qëndrimi zyrtar për emrin e presidentit. Por nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar.

(k.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike saimir korreshi saimir korreshi

Sondazh

Poll