Politike

Reforma digjitale/Ministria e Jashtme: Apostilimi e legalizimi i dokumenteve do jetë online

5 Maj 2022, 14:26 Nga DOSJA
Reforma digjitale/Ministria e Jashtme: Apostilimi e legalizimi i dokumenteve do

TIRANË– Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se do të vijohet me legalizimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë vulën ose nënshkrimin elektronik. Ata bëjnë të ditur se janë rreth 1200 shërbime që i ofrohen online qytetarëve duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale. Sipas të dhënave, dokumentet shqiptare mund të përdoren në vendet anëtarë të të njëjtës Konventë dhe anasjelltas dhe nuk është nevoja të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Në kuadër të zbatimit të reformës së qeverisjes digjitale… Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se do të vijojë me apostilimin/legalizimin e të gjitha dokumenteve që do të përmbajnë vulën elektronike ose nënshkrimin elektronik. Gjithsej janë 1200 shërbime online që i ofrohen qytetarëve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ministria e jashtme ministria e jashtme

Sondazh

Poll