Politike

Lëvizja e Berishës-Grupi i Rithemelimit mbledh nesër në orën 18:00 Këshillin Kombëtar të PD

5 Maj 2022, 11:44 Nga DOSJA
Lëvizja e Berishës-Grupi i Rithemelimit mbledh nesër në

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 18:00 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se ajo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e një të këtij organi të rëndësishëm. Deputeti Edi Paloka tha se qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi por edhe do të përcaktohet qëndrimi politik i PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ndërsa po ashtu sot, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar mbledhje të grupit të deputetëve në orën 17:00.


MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR E DATËS 06.05.2021

– Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, ushtrues i kompetencave te Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Seline e PDSH. – Qëllimi I mbledhjes, përvec konstituimit të K.Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

– Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të cështjes që trajtohet, gjithesesi Komisioni I Përkohshëm I Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite. – Këshilli Kombëtar I PDSH është I vetmi organ I cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një cështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve. – Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll