Politike

Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, Rama: Shqipëria kontribuon me 1 mln euro

5 Maj 2022, 11:17 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, Rama: Shqipëria

POLONI– Shqipëria do të japë 1 milionë euro ndihmë për Ukrainën. Kështu deklaroi ditën e sotme, kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Donatorëve për Ukrainën. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do t’i qëndrojmë krah Ukrainës dhe aleatëve. Po ashtu, ai shtoi se vendi ynë është një nga të parët në rajon që ka pritur ukrainasit. 

‘Për hartimin e dokumenteve lidhur me luftën dhe në mbështetje të plotë të Ukrainës. Kemi qënë të parët që kemi dhënë municionet për Ukrainënë, kemi miratuar kuadrin ligjor për të lejuar qytetarët ukrainas që të vijnë këtu. Në këtë konferencë do të japim 1 mln euro, e di që nuk e përfundon luftën. Jemi shumë të nderuar që jemi këtu dhe jam shumë mirënjohes kryeministrave që na bëtë pjesë, ne do të bëjmë më të mirën për të dhënë kontributin tonë, duke synuar atë që të gjithë ne synojmë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e Donatorëve në Varshavë për Ukrainën, Rama pjesëmarrës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama konferencën e donatorëve 5 maj 2022 edi rama konferencën e donatorëve 5 maj 2022

Sondazh

Poll