Politike

VD-Thirrja për mbledhjen e grupit, Floriana Garo: Alibeaj zbaton porositë e Ramës

5 Maj 2022, 11:00 Nga DOSJA
VD-Thirrja për mbledhjen e grupit, Floriana Garo: Alibeaj zbaton

TIRANË– Kërkesa e sotme për mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka sjellë reagime të forta brenda PD-së. Drejtoresha e Komunikimit në selinë e PD-së, Floriana Garo tha se Enkelejd Alibeaj ishte vetëm një deputet pasi në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit ishte shkarkuar nga detyra si kryetar i grupit parlamentar. Por nuk u ndal me aq. Garo shtoi duke theksuar fjalën “deputeti”, se Alibeaj kishte pranuar që të merrte pjesë në farsën e kryeministrit Edi Rama, duke u bërë bashkëpunëtori i tij.


“Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhëti ndaj qindra mijra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithe narkoshtetin, u rrëmbeu votën. Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij. Rikujtojmë këtu, se me urdhër të Edi Ramës dhe në pazare me këtë të fundit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për herë të parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, shuan pa u mbledhur, Komisionin Hetimor parlamentar të votuar në tetor 2021 për zbardhjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon si mafjoze tipike dhe fyese, për shqiptarët dhe institucionin e nderuar të Presidentit të vendit, praktikën antikushtetuese që Edi Rama me opoziten e tij të emëruar po ndjekin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës,”-tha Garo ndër të tjera.

DEKLARATË KOMISIONI I RITHEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Lidhur me disa veprime individuale të fundit të deputetit Enkelejd Alibeaj.  Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokrtike deklaron sa vijon: 1-Pas shkarkimit nga cdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 30 Prill 2022, deputeti Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar. Me gjithë këtë, ai vazhdon të përfshihet në farsën e turpshme të Edi Ramës të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me opozitë të emëruar prej tij. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe cilido që merr pjesë në farsen elektorale të Edi Ramës, përfaqëson thjesht veten dhe problemet e tij dhe kurrë opozitën shqiptare. Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhëti ndaj qindra mijra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithe narkoshtetin, u rrëmbeu votën. Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij. Rikujtojmë këtu, se me urdhër të Edi Ramës dhe në pazare me këtë të fundit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për herë të parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, shuan pa u mbledhur, Komisionin Hetimor parlamentar të votuar në tetor 2021 për zbardhjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Qëndrimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit është i qartë. Partia Demokratike angazhohet në këtë proces vetëm në rastin që pseudo-mazhoranca vendos të pranojë për President Republike kandidatin e opozitës së vërtetë, e jo opozitës së emëruar, i cili duhet të jetë një emër konsensual i forcave politike opozitare. 2- Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike. 3-Thirrja  e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar.  4-Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 5- Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon si mafjoze tipike dhe fyese, për shqiptarët dhe institucionin e nderuar të Presidentit të vendit, praktikën antikushtetuese që Edi Rama me opoziten e tij të emëruar po ndjekin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

LAJMI KRYESOR: Presidenti/Negociatat me PS, KAOS tek PD! Alibeaj mbledh grupin e PD,’Rithemelimi’ s’e njeh

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj floriana garo grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj floriana garo grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll