Politike

VD-Balluku APEL shoferëve: Drejtuesit e automjeteve drejt Veriut të shmangin ‘Rinasin’

5 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
VD-Balluku APEL shoferëve: Drejtuesit e automjeteve drejt Veriut të

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesëve të mjeteve që të mos e frekuentojnë rrugën e Rinasit, në mënyrë që të shmanget e panevojshme e këtij aksi. Në një komunikim për mediat, Balluku tha se drejtuesit e mjeteve që shkojnë drejt Veriut të përdorin rrugën nga Kthesa e Kamzës dhe Vora. Ndërsa shtoi se rruga e Rinasit duhej të përdoret nga banorët e zonës dhe personat që duan të shkojnë në aeroport.


“Ndryshimi i sensit ka ndikuar negativisht banorët. Kemi marrë të gjitha ankesat. Me kalimin e viteve janë ndërtuar biznese dhe universitet dhe kanë sjellë rëndimin e trafikut. Ndaj dhe sot kanë një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kjo rrugë është ndërtuar për Rinasin, kemi pasur shumë ankesa nga udhëtarët që kanë humbur edhe avionët për shkak të trafikut. Kërkoj nga të gjithë ju që të përdorni akseset e tjerë. Ju lutem mos e frekuentoni rrugën e Rinasit,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Rinasi me një sens kalimi/Banorët ia arrijnë qëllimit pas 4 ditëve tubim,ARRSH:Hapet rruga!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belinda balluku protesta e rinasit belinda balluku protesta e rinasit

Sondazh

Poll