Politike

Mbledhja e PD/Boçi: Është nul, qëndrimin politik për presidentin e vendos Këshilli Kombëtar

5 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
Mbledhja e PD/Boçi: Është nul, qëndrimin politik për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan nul vendimin e marrë nga Enkeljed Alibeaj për të mbledhur sot Grupin Parlamentar të PD. Boçi deklaroi se Alibeaj nuk e ka tagrin e demokratëve për të mbledhur grupin, duke shtuar se ai ka targrin vetëm të Ramës dhe të Ballës. 

REAGIMI I LUÇIANO BOÇIT:

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.Është nul për dy arsye: Së pari: Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot. Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar. Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: Negociatat me PS për presidentin e ri! Alibeaj mbledh sot grupin e PD

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike grupi i pd 5 maj 2022 luciano boci grupi i pd 5 maj 2022 luciano boci

Sondazh

Poll