Politike

Akuzoi policinë për vrasjen e Metës, Sula: Ma thanë nga brenda komisariatit

4 Maj 2022, 21:25 Nga DOSJA
Akuzoi policinë për vrasjen e Metës, Sula: Ma thanë nga

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka treguar se akuzat e tij kundrejt efektivëve të policisë së Kavajës për dhunimin e vrasjen e Ilvi Metës kanë ardhur pas një telefonate që i është bërë nga brenda Komisariatit. Në një lidhje telefonike për emisionin “Në Shënjestër”, Sula tha se konfirmime për akuzat që ka ngritur ka marrë edhe nga 2-3 persona të tjerë, të cilët nuk preferoi t’i përmendte me emra. Sula bëri thirrje që institucionet shtetërore të hetojnë rastin dhe të zbardhin të gjithë të vërtetën.

“Unë nuk mund të tregoj burimin, por duke qenë në detyrën e deputetit pata një telefonatë nga një person brenda policisë. Ngjarja i ka mbetur në dorë policisë. Kjo ngjalli irritim. Detyra jonë si politikan dhe opozitë është të vendosim alarmin dhe të dalë e vërteta ashtu sic është. Segmente të caktuara kanë dashur të mbulojnë ngjarje të tilla, siç është rasti i Klodian Rashës. Nuk ka asgjë më shumë. Nuk ka akuza të drejtpërdrejta për persona të caktuar. Është e rëndësishme të hetohet, të dalë e vërteta. Kjo është e rëndësishme. Kam pyetur edhe dy tre burime të tjera dhe japin indicie që është ushtruar dhunë ndaj viktimës. Mund të mos ketë ardhur vdekja nga ushtrimi i dhunës. Rastet që kanë ndodhur apo dinamikat e ngjarjes duhet të hetohen në detaje. Apeli është për të gjithë punonjësit e shtetit. Të hetohet me ndershmëri, pastërti dhe drejtësi. Të njëjtin apel kam edhe për Prokurorinë e Kavajës. Të dalë e vërteta ashtu siç është Nëse autopsia nxjerr që është ushtruar dhunë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi,”- tha Sula.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 31-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike dashnor sula ilvi meta vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes dashnor sula ilvi meta vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes

Sondazh

Poll