Politike

Vetëvarja në Kavajë, Berisha flet me emra: Kriminelët rrahin njerëz që të pranojnë krime

4 Maj 2022, 19:10 Nga DOSJA
Vetëvarja në Kavajë, Berisha flet me emra: Kriminelët rrahin

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha hedh dyshime se ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë mund të jetë vrasje e jo vetëvrasje. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili shprehet se Ilvi Meta është dhunuar për vdekje dhe se ngjarja po raportohet si vetëvrasje. Në denoncim, shkruhet se Zydi Tosku është personi që ka dhë urdhër për dhunimin e personave të ndryshëm duke i bërë ata të pranojnë autorësi të krimeve të ndryshme. 

Postimi i plotë i Sali Berishës: Vdes brenda komisariatit  te Kavajes 28 vjeçari Ilvi Meta. Qytetari dixhital akuzon policine per dhunen e ushtruar dhe vdekjen e tij! I bej thirrje Avokatit te Popullit te verifikoje me urgjence rrethanat e vdekjes se dhunshme brenda narkokomisariatit. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen policore ndaj te riut qe i moren jeten. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb pershendetje doktorr policia kavajes vret nje djale 31 vjec te lutem doktorr te hetohet kjo ngarje se jan kriminelat e ps qe gjujn e vrasin njerez pafajshem. ilvi meta emri i te vrarit.Duan ta paraqesin si vetvrasje pisi mund te vetvritet nje djale 28 vjec ne komiseriat mrena nuk mund te vetvritesh mrena komiseriat se ligji nuk lejon as lidhese kepucesh asgje as rryp pantallonash eshte zydi tosku me shok që detyron e rreh njerez per me pranu krime me zor.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 31-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll