Politike

SMS e Alibeajt, Salianji: Rama e ka futur në zarf Presidentin, fokusohuni tek Reformat

4 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
SMS e Alibeajt, Salianji: Rama e ka futur në zarf Presidentin, fokusohuni

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e konsideron të pakuptimtë përfshirjen e PD-së në tryezën për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se Rama tashmë ka bërë gati gjithçka e se e ka futur emrin në zarf. Deputeti i PD-së shton se prioritet për Opozitën duhet të jetë Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore.

“Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!  Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”. A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?”- shkruan Salianji.

Këtë pasdite deputeti i Partisë Demokratike Enklejd Alibeaj ka informuar kolegët e tij në lidhje me gjithçka që ndodhi në mbledhjen e zhvilluar sot ku u ul në tryezë me anëtarë të Partisë Socialiste në lidhje me Presidentin. Në një mesazh dërguar deputetëve, Alibeaj shkruan se rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit do ta bëjë me dije në ditët në vijim, por pa lënë një afat. Alibeaj shton se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet edhe një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së në lidhje me këtë çështje.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj ervin salianji zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj ervin salianji zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll