Politike

Rama e padit për shpifje, Shehaj: Pres aktet, faktoj gjithçka që them

4 Maj 2022, 19:27 Nga DOSJA
Rama e padit për shpifje, Shehaj: Pres aktet, faktoj gjithçka

TIRANË– Ish-drejtoresha e Tatikemev dhe nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Brisida Shehaj shprehet se nuk është informuar ende për padinë që kryeministri Ed i Rama ka depozituar kundër saj. Në një status në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se po pret aktet nga gjykata. Me bindje ajo shton se është e aftë të faktojë gjithçka që ka thënë.

“Po më shkruani pafund për lajmin e dalë tani. Nuk kam dijeni për padinë që Edi Rama ka ngritur kundër meje. Pres aktet nga Gjykata por një gjë e di mirë. Jam në gjendje të faktoj ato cc’ka them. Love,”- shkruan Shehaj.

Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve. Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn

Sondazh

Poll