Deputeti i PD-së ngre dyshimet: I riu s’u vetëvra, u vdiq në dorë policëve që e rrahën
4 Maj 2022, 18:40Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka hedhur dyshime në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku u raportua se i ndaluari nga policia, Ilvi Meta, është vetëvarur në qeli. Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 31-vjeçari nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga policët dhe ka ndërruar jetë për shkak të dhunës që efektivët kanë ushtruar mbi të. Deputeti i PD-së i bën thirrje Prokurorisë që të mos manipulojë provat.
“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur,”-shkruan Sula.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur përkushtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të rinisur Procesin e Berlinit në një dinamikë të re. Me anë...
TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri është takuar ditën e sotme me ambasadorin e OSBE-së në vend Vincenzo Del Monaco. Me anë të një postimi në Facebo...
TIRANË– Reportazhi i medias gjermanë ZDF që fliste për kirmin e bandat shqiptare të lidhura me politikën, për kryeministrin Edi Rama nuk është tregue...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të paragjykojë asnjë kandidaturë nga Opozita. Në një prononcim për gazetarët, Rama tha se dësh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur prerë kërkesës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili kërkoi bojkotimin e turistëve ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Varshavës, aty ku do të mbahet konferenca e donatorëve për Ukrainën. Në një konfer...
TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, tha se për zgjedhjen e presidentit të ri duhet që ...
DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rastin e denoncimit kundrejt shefit të Krimeve të Divjakës, Lorenc Braho...
TIRANË– Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli është shprehur se nuk ka asnjë ambicie për të qenë kryetare e PD-së. Në një intervis...