Politike

Rifillimi i procesit të Berlinit,Meta:Kjo nismë është në interesin më të mirë të Shqipërisë

4 Maj 2022, 18:36 Nga DOSJA
Rifillimi i procesit të Berlinit,Meta:Kjo nismë është

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur përkushtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të rinisur Procesin e Berlinit në një dinamikë të re. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruans e mbështetja e kësaj nisme është në interesin më të mirë të Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë rajonit.

Postimi i Plotë:

E përshëndes përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të shprehur sot edhe ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të rifilluar Procesin e Berlinit me një dinamikë të re. Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera europiane.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ilir meta olaf scholz ilir meta olaf scholz

Sondazh

Poll