Politike

Presidenti i ri, Mediu kërkon gjithëpërfshirje: Është ende në dobi të procesit

4 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
Presidenti i ri, Mediu kërkon gjithëpërfshirje: Është

TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, tha se për zgjedhjen e presidentit të ri duhet që të ketë gjithpërfshirje të Kuvendit. Në fjalën e tij, Mediu tha se se Kushtetuta e imponon zgjedhjen e Presidentit me konsensus, ndërsa shtoi se i duhej dhënë më shumë kohë procesit.


“Mendoj që zgjedhja e presidentit është një aktet më solemne dhe detyrë që kemi si deputet. Ky është një proces që duhet të përfshijë gjithë trupën e deputetëve. Propozimi im i parë është të arrijmë në një marrëveshje që duhet një president mbi palët. Duhet patjetër që të sigurojmë grupet parlamentare. Kemi negociuar dy palët, pozita dhe opozita. Është në interes të negociatave që të ketë një përfaqësi të maxhorancës dhe deputetëve të opozitës. Është ende në dobi të procesit. Po ashtu, dua të theksoj se është e nevojshme që të arrijmë atë që duam. Kur kemi pasur vullnet të palëve, kemi gjetur konsensus. Në Kushtetutë ka tre raunde. Nuk janë përcaktuar si numra por si marrëdhënie mes palëve për të zgjedhur një president mbi palët. E theksoj se gjithë diskutimet që bien ndesh me atë që përcakton Kushtetuta. I vetmi moment kur shkohet tek ideja e maxhorancës, tek 4-5, është që të mos jetë gjetur marrëveshja mes palëve. Të mos kemi ngut, të kemi kohë për të negociuar. Ne duhet të vendosim kritere të tjera për të konsideruar konjekturën që ka vendi. Të ezaurojmë procedurat se Shqipëria ka njerëz që garantojnë pozicionin dhe të jenë edhe më mendjehapur. Kërkoj zgjatje të procesit. Nëse do shkojmë në datën 10, kush është kandidati?,”-tha Fatmir Mediu.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll