Politike

‘Do ma prezantosh ndonjë shoqe?’/ Braçe pas denoncimit të Shefit të Krimeve: Qenka i zënë

4 Maj 2022, 13:34 Nga DOSJA
‘Do ma prezantosh ndonjë shoqe?’/ Braçe pas denoncimit

DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rastin e denoncimit kundrejt shefit të Krimeve të Divjakës, Lorenc Braho ku gjatë kërkesës së njërës prej konkurenteve që donte të bëhej gardiane burgu, i kërkoi që t’i gjente një të dashur. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se nga komisari priste që të kapte hajdutët që ia kishte denoncuar vetë, por mesa duket paska qenë i zënë për çështje të tjera.

“Ne Divjake kjo?! Dhe unë kërkoj te kapin hajdutet e telave te energjisë!! Shefi qenka i zëne shume! Turp e neveri,”- shkruan Braçe.

Dje, “STOP” nxorrën videon e shefit të Komisariatit të Divjakës, Lorenc Braho i cili ngacmonte një kandidate për police burgu dhe i kërkonte asaj që t’i prezantonte “ndonjë shoqe”. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga emisioni investigativ, Braho u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike erion brace lorenc braho erion brace lorenc braho

Sondazh

Poll