Politike

VD-Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

4 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj propozoi ditën e sotme një datë tjetër për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Alibeaj kundërshtoi propozimin e socialistëve, ku theksoi se data 10 maj mos të jetë data për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Ai kërkon që data 10 të jetë dita kur të nisë procesi i zgjedhjes së presidentit.


‘Së pari përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces duke qenë ky si një detyrim kushtetues dhe ndaj shqiptarëve. Një detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Ne mund të kemi divergjencat tona por zgjedhja e presidentit është një proces për të cilin duhet të përballemi. Në mos gaboj propozimi juaj është që data e sotme të konsiderohet si nisja e procesit dhe data 10 të jetë raundi i parë i votimit. Nuk jam dakord dhe dua t’ju vë në dijeni përse. Vetë procesi duhet të jetë në shërbim të publikut. Është një proces që zhvillohet brenda parlamentit por duhet të jetë produkt që duhet t’i shërbejë publikut. Ne duhet të bëjmë zgjedhje që publiku të jetë informuar. Sugjeroj që si datë i startimit të procesit të fillimit të jetë raundi i parë duhet të jetë 7 ditë nga ai moment. Duhet ta krijojmë si traditë që konferenca e kryetarëve pavarësisht propozimeve duhet ta përcaktojë në mënyrë të përbashkët këtë datë duke respektuar afatet. Afati më i hershëm është 24 Maj ndërsa kushtetuta thotë që procesi duhet të nisë të paktën në këtë datë për sa kohë afati i përfundimit të mandatit të presidentit është 24 Korriku”, tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Presidenti i ri i Shqipërisë! Nis zyrtarisht procesi, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll