Politike

Fëmijët e Rinasit s’kanë rrugë për të shkuar në shkollë, Evis Kushi: Ju lutem shumë…

4 Maj 2022, 12:48 Nga DOSJA
Fëmijët e Rinasit s’kanë rrugë për të shkuar

TIRANË– Në ditën e tretë të protestës së banorëve të Rinasit, banorët e zonës kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre, gjë që ka sjellë edhe reagimin e ministres së Arsimit. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Evis Kushi tha mungesa e fëmijëve në shkollë nuk duhet të ndodhë. Po ashtu, ajo tha se të miturve nuk duhet t’i privohet e drejta e tyre themelore për arsim.

Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim. Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë,”-tha Evis Kushi.

Por pse protestojnë banorët?

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Ata duhet të shkojnë deri tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Ky vendim është marrë për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

LAJMI KRYESOR: Sërish protestë në Rinas! Qytetarët bllokojnë rrethrrotullimin, marshojnë drejt shkollës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike evis kushi protesta e rinasit evis kushi protesta e rinasit

Sondazh

Poll