Politike

VD-Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

4 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA
VD-Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk ka pasur seriozitet. Gjatë konferencës së Kryetarëve, Tabaku tha se mazhoranca s’ka legjitimitet për të zgjedhur presidentin e vendit pasi ka dy ish-deputetë pas hekurave. 


‘Ky proces, ndryshe nga sa ju thoni ka lindur dhe nisur në PS. Për mua është me pikëpyetje të madhe. Do ishte bërë Konferenca e më pas secila forcë do të kishte një vendim të brendshëm. PD do të ketë një mbledhje për të marrë vendime, mazhoranca nuk e ka legjitimitetin që të zgjedhë një president. Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës. Për ne cdo takim duhet të ketë transparencë. Po zgjedhim individin për udhëheqje. Besoj se në cilësinë e anëtares së kësaj konference, në cilësinë e secilit prej nesh që ulet, duhet seriozitet. Duhet vendimmarrje dhe jo fakte të kryera. Kam një kërkesë për Alibeajn, e bëri, për gjithëpërfshirjen. Më vjen mirë që u caktua një datë për të na dhënë kohë. Në rastin tonë, të gjithë të jenë të përfshirë. 2 ish deputetë pas hekurave dhe të tjerë në pikëpyetje kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur. Nuk po zgjedhim në përfaqësues të PS por një individ që do të ketë detyrën për të ruajtur Kushtetutën, integritetin, sovranitetin për 5 vitet e ardhshme”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri/Alibeaj e Mediu kërkojnë kohë: Më 10 maj të nisë procesi! PS: Me 16 votojmë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike jorida tabaku zgjedhja e presidentit te ri jorida tabaku zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll