Politike

VD-Presidenti i ri/ Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

4 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/ Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se me procesin e saj me zarfe të mbyllur, maxhoranca ka nisur një proces jo transparente për zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, Duma tha se maxhoranca si një akt fisnikërie duhet që të kërkonte së pari emra nga opozita. 


“E kemi bërë shpesh diskutimin procedurial. Jemi në një moment që është piku i treguesit të demokracisë. Jo më kot kemi dëgjuar për frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Një gjë është e vërtetë, nuk po nis sot procesi i zgjedhjes së presidentit. PS e ka nisur procesin, e keni nisur me propozime të mbyllura. Do e shikoja si gjest fisnikërie që t’i niste nga PD propozimet. Deputetët janë zëri dhe vendimi. Elementi i dytë janë kriteret, Kushtetuta i ka gjeneraliste. Këto kritete janë arsyeja për të cilën ne e nisëm diskutimin për të thënë transparencë që e njohim. E nisëm sepse jemi të investuar tek transparenca. Pasi të diskutoheshin emrat dhe kriteret që kishte dhënë opozita, ne do ishim aty. Mos të ishte burokratik. Procesi pa kritere rriskon që të mos shkojë në një farsë që duket sikur shkon pas zarfave të mbyllur,”-tha Grida Duma.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri/Alibeaj e Mediu kërkojnë kohë: Më 10 maj të nisë procesi! PS: Me 16 votojmë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike grida duma zgjedhja e presidentit te ri grida duma zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll