Politike

VD-Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

4 Maj 2022, 11:38 Nga DOSJA
VD-Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ftuar demokratët që të marrin pjesë në mbledhjet e socialistëve, ku diskutohet lidhur me emrin e presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën. Në fjalën e saj në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, Spiropali tha se takime me njëri-tjetrin mund të bëjnë dhe demokratët, e të mos paragjykojnë procesin që është zhvilluar në selinë e PS-së. 


“Për ne është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë që nuk duam një figurë të socialistëve. Kemi pasur disa takime, ju ftoj ti bëjmë edhe së bashku. Edhe ju nuk besoj se keni pasur pengesa. Në tryezë ne mund të vijmë me profile, apo dhe me emra njerëzish. Kemi gjykuar që të kemi sa më shumë kontribute cilësore. Presim që në konsultimet e radhës të marrim emrat që ju mund ti keni shtyrë për procese të brendshme. Meqë data 24 maj është afati i fundit, data 16 maj është e arsyeshme,”-tha Spiropali.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri/Alibeaj e Mediu kërkojnë kohë: Më 10 maj të nisë procesi! PS: Me 16 votojmë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhja e presidentit te ri elisa spiropali zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll