Politike

Sot iu sekuestruan pronat, kush është Mahmutaj, deputeti nga Berati që e mundi Sinaj i LSI

3 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
Sot iu sekuestruan pronat, kush është Mahmutaj, deputeti nga Berati

TIRANË– Kasëm Mahmutaj, deputeti i Partisë Demokratike që iu sekuestrua sot pasuria është oërfshirë në politikë prej vitesh dhe ka një CV mjaft të pasur, kryesisht në Berat. Në vitin 2015, ai kandidoi për opozitën për kryetar bashkie, por humbi, pasi kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Sinaj, fitoi zgjedhjet me 54 për qind të votave.

Gjashtë vjet më vonë, Mahmutaj u rifut në zgjedhje Në Berat, ai ishte i dyti në listën e PD-së pas Tomor Alizotit. PD-ja mori dy mndate në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit, të të Alizotit dhe të Mahmutajt.

Gjërat ndryshuan kur ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata. Mahmutaj u pozicionua në grupin e deputetëve të cilët kërkuan rihapjen e garës për kreun e PD-së.

“Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën, por këtij debati zgjidhje i jep vota,”- thoshte Mahmutaj mbrëmjen e 7 marsit në mbledhjen që zhvilloi Lulzim Basha në selinë blu, para se të jepte dorëheqjen.

Dhe më 30 prill, Mahmutaj u shfaq pranë Berishës. Ai dhe Ina Zhupa u bënë pjesë të Kuvendit të Partisë Demokratike, ku u zgjodh Këshilli Kombëtar i PD-së.

LAJM KRYESOR:Iu bashkua Berishës, GJKKO konfiskon pronat e deputetit të PD, Mahmutaj ngelet me 1 shtëpi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt

Sondazh

Poll