Politike

Fjalimi i Zelenskyt, Shehu: Dush i ftohë për Ramën, ta lërë lojën me dy porta

3 Maj 2022, 21:04 Nga DOSJA
Fjalimi i Zelenskyt, Shehu: Dush i ftohë për Ramën, ta

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka konsideruar fjalimin e Presidentit Volodymyr Zelenksy në Kuvendin e Shqipërisë si një dush i ftohtë për kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se fjala e Zelënksyt përmbante dy protestë-kërkesa, siç i quajti Shehu, të cilat janë të mos pranojmë turistë rusë si dhe të mos lejohen anijet ruse të futen në portet shqiptare. Shehu shkruan se Zelensky i ka tërhequr veshin Ramës, pasi disa ditë më parë ai deklaroi se do të mirëpresë turistët rusë si dhe do të lejojë anijet ruse të ankorohen në portet tona.

Postimi i Plotë:

Fjala e Zelensky, ishte nje „dush i ftohte“ per Ramen dhe „lojen me dy porta“ te tij!
Ajo fjale, pervec kortezive te rastit, permbante dy protesta-kerkesa konkrete te Presidentit te Ukraines ndaj Rames:
—Mos pranoni turiste rus kete vit.
—Mos lejoni anijet ruse te futen ne portet tuaja.
Duke qene ne te vertete keshtu nje «shkulje e veshi» dhe denoncim per Kryeministrin e «lojen e tij me dy porta», qe para pak ditesh deklaroi se do te :
a-Mireprese turistet ruse duke hequr dhe vizat per ata.
b-Nuk do te pengoje aritjen e mjeteve tregtare ruse ne vendin tone.
Pa dyshim kjo “zemergjeresi” e Rames ndaj Rusise eshte ne perputhje dhe me kerkesat e presionet e Vucicit, i cili eshte kthyer ne “kordonin umbilikal” midis Moskes e Europes, dhe i ndervarur nga inisiativa serbe e “Ballkanit te hapur”.
Kjo manifestohet qartesisht edhe ne skenarin e Rilindjes ne Kuvend, ku nuk po lejohet te kaloje, edhe ne kundershtim me rregulloren, asnje rezolute e re mbas asaj gjysmakes e tashme larg realitetit te iniciuar nga PS.
Zhvillimi i ngjarjeve, aplikimi i nje genocidi te vertete rus ne Ukraine, interferencat e rusise ne Rajonin tone, roli mohues i Vucicit per te perkrahur sanksionet ndaj Rusise, etj, e imponojne kete hap parlamentar te qarte e te gjere ne permbajtjen e tij.
Kete e kerkojne edhe prononcimet e Presidentit Biden e te liderave te tjere per zhvillimet e metejshme e Ukraine.
Ne keto kushte Kuvendi i Shqiperise duhet te vihet ne levizje per te miratuar nje Rezolute te re ku te kerkohet:
1—Qe Qeveria te bllokoje hyrjen ne Shqiperi te turisteve ruse dhe as te lejoje hyrjen e mjeteve nga ai vend.
Kjo jo thjesht se e kerkoi Zelensky, por dhe se perputhet me moralin, detyrimet dhe Sigurine tone Kombetare.
2—Denimi i qarte i atij agresioni e genocidi fashist ne Ukraine, duke vendosur termat reale.
3—Marrja e qendrimeve te pa dyzuara ndaj rreziqeve per destabilitet te Rajoni tone, me kritikat per qendrimin serb per mos aderimin ne sanksionet.
4—Dalja e Shqiperise nga “Ballkani i hapur” alias “Jugosllavia e Re” te Serbise, e lidhur kjo me Mosken nepermjet Traktatit EuroAsian.
4—Ulja e nivelit te perfaqesimit dilomatik rus e shqiptar ne Tirane e Moske ne nivelin e te “ngarkuarit me pune”.
5—Qe Rama te jape shpjegime nese ai i qendron asaj qe deklaroi per Rusine jo larg, kur tha se nuk e cilesoj si “vend jo mik”, ndersa Rusia na ka cilesuar tashme te tille, veprim ky qe duhet kryer edhe ndaj Bjellorusise.
“Loja me dy porta” duhet te perfundoje

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama tritan shehu volodymyr zelenksy edi rama tritan shehu volodymyr zelenksy

Sondazh

Poll