Politike

Këlliçi: S’do ketë më kurrë djegie mandatesh dhe bojkot të zgjedhjeve

3 Maj 2022, 20:50 Nga DOSJA
Këlliçi: S’do ketë më kurrë djegie mandatesh

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Këlliçi deklaroi se janë marrë vendime, është shpalosur një platformë dhe u kalua një rezolutë.

Kuvendi i arriti pritshmëritë. Pati një vendimmarrje që për herë të parë në tre vitet e ardhshme, 40 për qind e strukturave drejtuese do përbëhet nga gra dhe zonjusha, kemi edhe të rinjtë. Ka shumë nevojë që të rinjve t’iu krijojmë një mjedis komfort për të ardhur, për tju hapur dyert,”tha Këlliçi.

Më tej deputeti demokrat theksoi se në rezolutë janë distancuar nga praktika e djegies së mandateve, bojkoti i zgjedhjeve ndërsa shtoi se i kanë dedikuar një kuotë përfaqësimi në Këshillin Kombëtar diasporës.

“Në rezolutë jemi distancuar përfundimisht nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lobimi me mjete financiare ekstraligjore, lobimet në punët e brendshme të shteteve të huaja dhe për herë të parë është dedikuar një kuotë përfaqësimi në Këshillin Kombëtar për diasporën dhe emigracionin,”tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi kombetar i pd belind kelliçi kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll