Politike

Berisha krahason 30 prillin me Kongresin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

3 Maj 2022, 15:32 Nga DOSJA
Berisha krahason 30 prillin me Kongresin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar Kuvendin e 30 prillit me Kongresin e Partisë Socialiste. Gjatë konferencës së sotme, Berisha tha se Kongresi i PS-së, nuk kishte asnjë çështje kryesore për prolemet themelore të vendit, po vetëm drogën. Ai gjithashtu ka shtuar se fjalimi i kryeministrit Edi Rama, ishte sikur e kshte shkruar Presidenti i Cosa Nostra-s.

Zonja dhe zotërinj, në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende. Ndoqi dhe pa Kuvendin e partisë qeverisë. E kam denoncuar këtu para jush dhe përsëri e denoncoj, po ta krahasosh me Kuvendin e 30 prillit, ngjante si një Kuvend i Cosa Nostra-s, në të cilin ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat, apo dëgjuat si program, si pikë kryesore të programit, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsionin dhe krimin, jo rrogat e ulëta dhe krizën që po përpin shqiptarët, por drogën dhe vetëm drogën, si kurorë e narkoshtetit. T’ia kishte shkruar presidenti i Cosa Nostra atë fjalim, nuk mund ta shkruante ndryshe. Përveç kësaj, çështja e dytë madhore e Kuvendit të partisë Siçiliste, ishin hanxharët, shpalli SPAK-un si hanxhar të partisë. Ju jeni të rinj, por ju garantoj se një trajtim të tillë të Prokurorisë publikisht nuk ia bënte as kryexhelati i shqiptarëve në histori, babai shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha. Kurse, në Kuvendin e demokratëve, ju patët rastin të dëgjonit të flitet për lirinë, për votën e lirë, patët rastin të njihnit shtyllat kryesore të programit të kësaj partie, për t’i dhënë fund narkoshtetit në Shqipëri.

Ky program është i bazuar kryekëput në vlerat e një force politike konservatore, liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, shtetin ligjor si kushtin e të gjitha kushteve, për një shoqëri të lirë, për një ekonomi tregu të lirë, për një siguri jete, prone e siguri juridike. Ju e dëgjuat zotimin solemn për t’u përballur me varfërinë dhe mjerimin, për ta nxjerrë Shqipërinë përsëri në krye të vendeve të rajonit me rrogat dhe pensionet, për ta bërë atë përsëri vendin e projekteve gjigante siç ishte TAP-i. Ju dëgjuat përgjigjen për të gjitha dhimbjet e mëdha që ka sot Shqipëria, në atë program, por të gjitha të bazuara në lirinë dhe garantimin e saj. Si forcë politike konservatore ne jemi forcë e interesit kombëtar. E shprehëm këtë me të gjithë vendosmërinë, denoncuam nismën e Beogradit Ballkani i Hapur që vendos hegjemoninë e tij në rajon dhe influencën ruse.

U shprehëm qartë dhe përfundimisht se ne jemi vetëm për procesin Europian të Berlinit. Partia Demokratike konsideron emigracionin dhe qëndrimin ndaj tij, konsideron një kthesë rrënjësore në qëndrimin ndaj emigracionin shqiptar dhe diasporës. Kuvendi vendosi që rikthimi i votës për diasporën dhe emigracionin është kusht ‘Sine qua non’, për zgjedhjet në Shqipëri. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë dhe Botë që nuk lejon emigrantët dhe diasporën të votojë, por Shqipëria është vendi në të cilën emigracioni dhe diaspora kontribuojnë më shumë se në çdo vend tjetër, në rrafshin ekonomik me të ardhurat që dërgojnë në miliarda euro gjatë këtyre viteve. Kështu që, edhe kjo është një çështje e madhe e interesit kombëtar. Pra, dy kuvende, një Kuvend, një Kongres, dy botë. Nëse i pari të çon drejt drogës, i dyti të çon drejt Europës. Integrimi europian mbetet interesi jetik kombëtar për shqiptarët. Faleminderit shumë,” tha Berisha.

Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra 

(I.A;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 3 maj 2022 sali berisha sali berisha 3 maj 2022

Sondazh

Poll