Politike

Berisha i bindur: Ato grupet e vogla do na bashkohen, ca deputetë s’mbajnë peng opozitën

3 Maj 2022, 15:21 Nga DOSJA
Berisha i bindur: Ato grupet e vogla do na bashkohen, ca deputetë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur me bindje se të gjithë demokratët do t’i bashkohen grupit të tij. Në një konferencë me gazetarët, Berisha foli për deputetët që munguan në Kuvendin e 30 prillit dhe tha se disa prej tyre nuk e mbajnë dot peng Opozitën. Ai shtoi se përjashtimi nga 30 prilli nuk është bërë nga partia, por nga vetë deputetët.

“Risi madhore e këtij procesi, dimension madhor i tij ishte bashkimi, zotimi ynë për një parti më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Unë mund t’ju them ju se Partia Demokratike si e tillë nuk ka ardhur ndonjëherë në ndonjë Kuvend më e bashkuar se sa në 30 prill. Mos harroni vetëm një moment, gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve, kanë votuar, nëse shtojmë edhe dy degët ku nuk është kryer procesi, rreth 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori në zgjedhje të tilla nuk ka patur një pjesëmarrje të tillë. Pra, për ata që dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh rreth votës së lirë të demokratëve shqiptarë. 40 mijë anëtarë aktivë, janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme, e pamposhtur dhe këto janë të gjitha të dokumentuara. Partia erdhi me 30 prill më e bashkuar se asnjëherë, me qindra e mijëra anëtarë dhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin në një pozicion me shumicën, u bashkuan në këtë proces. Në disa degë ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë, anëtarësia masivisht u bashkua. Ka ende disa grupe të vogla, por shumë të vogla, të cilët jam i bindur se do të bashkohen. Pra, thirrja e bashkimit rreth votës së lirë funksionoi. Nuk ka bashkim më të ndershëm, më demokratik se sa ky, të funksionojë përkundrejt një miliade sulmesh, shpifjesh, trillimesh të sajuara nga qeveria dhe propaganda e saj, kundër PD. Funksionoi jashtë të gjitha parashikimeve të lëpirësve të qeverisë,”- tha Berisha. 

Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 3 maj 2022 sali berisha sali berisha 3 maj 2022

Sondazh

Poll