Politike

‘Ndaloni turistë rusë në Shqipëri’, pas Zelensky bën thirrje edhe ambasadori i Ukrainës

3 Maj 2022, 16:36 Nga DOSJA
‘Ndaloni turistë rusë në Shqipëri’, pas Zelensky

TIRANË-I ftuar ditën e sotme në emsioninin ‘Zona Zero’ i gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News ka qenë i ftuar ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Në fjalën e tij, në studion e ‘Zona Zero’, Shkurov ka treguar se Rusia është duke u përgatitur për një tjetër sulm nga ana jugore e Ukrianës. Nga ana tjetër ambasadori i Ukrainës ka konfirmuar se më veprime të tilla nga pala ruse duket se përfundimi i luftës mes dy vendeve është larg.

Situata në Ukrainë mbetet e vështirë, para tre ose kater ditësh dy raketa janë fokusuar edhe në Kiev, ne e dime që pala ruse po përgatit një sulm tjetër nga ana e jugut të vendit, dhe duket se për momentin nuk po afron përfundimi i luftës.”– u shpreh ambasadori ukrianas.

Gjithashtu në fjalën e tij, ambasadori Shkurov ka patur dhe një kërkesë të veçantë për Shqipërinë. Me një apel drejtuar autoritetve ai ka kërkuar që pala shqiptare të mos i pranojë pushuesit rus dhe as ankorimin e anije ruse në brigjet e vendit, duke marrë parasysh këtu se Shqipëria është një nga ato vende që i është bashkuar paketës së sanksioneve vendosur nga BE për Rusinë.

Është në intersin tonë që Shqipëria të na ndihmojë edhe ne anën turistike. Ne e dimë që të gjithë rrugët janë të hapura nga 1 maj për të gjithë turistët, përfshi këtu dhe ata rus, dhe ne do të vlerësonim sikur ta ndalonin. Edhe anijet ruse gjithashtu, sepse kur një shtet vendos sanksione duhet të respektohen.“- tha Shkurov./Gazeta shqip/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov

Sondazh

Poll