Politike

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

3 Maj 2022, 15:47 Nga DOSJA
Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se askush nuk e përcakton dot kryetarin e PD-së, veç demokratëve. Gjatë një konference, Berisha i pyetur për anashkalimin që zyrtarja e DASH Karen Donfried, i bëri Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se ajo takoi pasardhësin e Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj. Ai theksoi se as e majta hqiptare po as ajo amerikane nuk e përcaktojnë dot udhëheqësin e demokratëve.

Sali Berisha: Tani nëse do të kthehemi pas në dhjetor, zoti Escobar erdhi në Shqipëri, takoi Lulzim Bashën dhe caktoi një takim në Uashington me të. Këtë herë takuan pasardhësin e Bashës, por unë do të thoja të njëjtën gjë, loja me kukulla ka mbarur, është gabuar dhe nuk funksionon në Shqipëri, Përpjekja, siç e thashë në Kuvend, kurrë, kurrë, e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botë, nuk do të caktojë Kryetarin dhe udhëheqësin të forcës së Partsë Demokratike Konservatore të Shqipërisë, pjesa tjetër është protokoll.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra 

(I.A;f.m/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll