Politike

VD-Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

3 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
VD-Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të gjithë skeptikët mund të kërkojnë rinumërim të votave për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në një konferencëm e gazetarët, Berisha tha se Komisioni i numërimit të votave do të jetë i gatshëm që tu heqë edhe dyshimin më të vogël në lidhje me numrin e votave.

“Të dashur miq, nga 430 kandidatura, u zgjodhën 150, u zgjodhën më të mirët ndër më të mirët. Por ju garantoj se mbeten edhe shumë të tjerë si më të mirët ndër më të mirët, pa hyrë në Këshillin Kombëtar. Ata që të gjithë, për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbajnë, mbeten padyshim bashkëpunëtorë të çmuar, aktivistë të çmuar, personalitete të çmuara të PD, pavarësisht nga mosvotimi në pragun e duhur për të qenë anëtar i KK. Natyrisht është e pashmangshme që në një votim të tillë të mos ketë edhe hatërmbetje dhe zemërthyerje. Ajo çfarë unë i them çdo njërit prej tyre, në mënyrën më miqësore, qoftë edhe dyshimin më të vogël po të kenë për numërim jo korrekt, le të nderojnë veten dhe PD, duke kërkuar rinumërimin votë për votë të kandidaturës së tij. Komisioni i numërimit të votave është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohen. Nëse më përpara në këtë parti, e them me keqardhjen më të madhe, delegatët votonin, kurse votat manipuloheshin dhe nuk lejoheshin të rinumëronin, kjo praktikë merr fund njëherë e përgjithmonë. Siç jeni ju dëshmitarë, çdo votë është numëruar para kamerave tuaja dhe kjo është transparenca më e plotë, më e gjerë, në një proces votimi. Ky proces është transmetuar Live në një seri rrjetesh sociale, por edhe rrjeteve televizive. Përveç arkivës digjitale të votës, ekzistojnë edhe fletët e votimit të cilat çdo njeri që dëshiron do të ketë të drejtë t’i kontrollojë, t’i rinumërojë. Imagjinoni për një moment në partinë karshi, e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk shihet dhe nuk ekziston vota,”- tha Berisha.

Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 3 maj 2022 sali berisha sali berisha 3 maj 2022

Sondazh

Poll