Politike

Berisha takohet me Erhard Buhler: Diskutuam rreth situatës në Shqipëri dhe rajon

3 Maj 2022, 15:22 Nga DOSJA
Berisha takohet me Erhard Buhler: Diskutuam rreth situatës në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me Presidentin e Asosaciont Gjerman-Kosovar në Gjermani, Erhard Buhler. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se në takim ai falenderoi Buhler për ndihmën që ai ka dhënë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Gjithashtu ka shtuar se në takim kanë diskutuar rreth gjendjes në Shqipëri dhe në rajon.

Postimi i Plotë:

Nje takim miqesor me Gjeneral Erhard Buhler, President i Asosacionit Gjerman Kosovar ne Gjermani. Te dashur miq, dje pata nje takim me nje mik te shquar te shqiptareve, Gjeneralin me kater yje Erhard Buhler, ish komandant i KFORIT ne Kosove dhe ish komandant i larte ne zona te rendesishme te NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman – Kosovar ne Gjermani. Ne kete takim une e falenderova me mirenjohje Gjeneralin Buhler per ndihmesen e tij te çmuar per paqen, stabilitetin ne Kosove dhe rajon si dhe interesin e tij te rendesishem ne organizimin e shqiptareve ne Asosacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udheheqjen e ketij asosacioni ne vendin e tij. Miq, shqiptaret sot jane komuniteti i dyte i huaj me i madh ne Gjermani organizimi i tyre ne nivel lokal por deomos edhe federal eshte i domosdoshen dhe me interes shume te madh si per komunitetin shqiptar dhe te drejtat e tij ne Gjermani qe ju takojne ne perputhje me ligjet gjermane dhe ato te BE por edhe per lobimin e tyre te fuqishem ne ndihme te Shqiperise dhe Kosoves prane Bundestagut, Kancelarise dhe institucioneve tjera federale dhe biznesevs te Gjermanise. Miq, ne kete takim diskutuam per gjendjen dhe zhillimet ne Shqiperi dhe rajon.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike erhard bühler sali berisha erhard bühler sali berisha

Sondazh

Poll