Politike

Ministri lituanez: Duhet të nisin negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

3 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Ministri lituanez: Duhet të nisin negociatat me Maqedoninë dhe

LITUANI- Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm të RMV-së, Bujar Osmani, tha se fillimi i negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojë para përfundimit të kryesimit francez me Unionin.

Sipas mediave malazeze, ai tha se tani është koha për të bërë një përparim drejt aplikimit për antarsim drejt BE-së.

“Tani është koha për të bërë një përparim, pa vonesa të mëtejshme, konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahet para përfundimit të kryesimit francez me BE-në. Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së dhe mbajtjen e premtimeve të politikës së dyerve të hapura të bëra dekada më parë,”- tha Lindsbergis.

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, tha se nuk dëshiron të shohë ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se ende nuk janë konsumuar të gjitha instrumentet për këtë.

“E kuptoj që kjo mund të jetë e vetmja mënyrë nëse procesi vonohet për një kohë të gjatë, por nuk do të doja që kjo të ndodhte. Unë mendoj se nuk janë përdorur të gjitha instrumentet që do ta pengonin këtë dhe do t’i lejojnë dy vendet të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur,“– tha Lindsbergis.

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike rajoni antarsimi ne be be bujar osmani gabrielius lindsbergis antarsimi ne be be bujar osmani gabrielius lindsbergis

Sondazh

Poll