Politike

Raporti për gazetarët në Shqipëri, ambasadori britanik: E trishtë, promovoni mediat e lirë

3 Maj 2022, 13:06 Nga DOSJA
Raporti për gazetarët në Shqipëri, ambasadori britanik: E

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastari King Smith ka theksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale ai shpreh trishtimin për faktin që Shqipëria ka humbur 20 vende raportin e Indeksit të Lirisë së Medias në Botë. Ambasadori shton se duhet përmirësuar situata e siguria e gazetarëve, duhet forcuar standartet etike si dhe duhet promovuar rëndësia e medias së lirë.

Postimi i plotë:

Sot, lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë për vitin 2021, publikuar nga Organizata Reporterë pa Kufij. Qartazi ka ende punë për të bërë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë e lire dhe të pavarur në Shqipëri. Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe shtylla e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë, për të informuar qytetarët, për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Është e rëndësishme që të gjithë të mbështesim profesionalizmin e gazetarisë në mënyrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më efikase. Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë. Të gjithë duhet të mbrojmë lirinë e medias dhe asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënimeve dhe intimidime për shkak të detyrës. Në Shqipëri, nëpërmjet programeve të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojmë të punojmë me mediat, shoqërinë civile dhe gazetarët për: përmirësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve; forcimin e standardeve etike; promovimin e rëndësisë së medias së lirë.

LAJMI KRYESOR: Sot, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave! Gazetarët pa kufinj: Shqipëria pëson rënie

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike alastair king smith dita boterore e medias alastair king smith dita boterore e medias

Sondazh

Poll