Politike

VD-Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

3 Maj 2022, 11:08 Nga DOSJA
VD-Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur

KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur me një urim për festën e Kurban Bajramit. Në fjalën e tij, në mesazhin dedikuar Shqipërisë, ai bëri krahasimin me vendin e tij duke u shprehur se nga 24 shkurti, vendi i tij nuk ka gjetur paqe, e se nuk kalon asnjë ditë pa u vrarë ndonjë fëmijë.


“Dje myslimanët në mbarë botë festuan Fitër Bajramin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që bëjnë të gjitghë Ukrainasit. Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme të qetë dhe paqësore. Rusia i ka kthyer ditët tona në një vend vdekjeprurës. Çdo ditë kemi vdekje. Të moshuarit u shpëtuan dy luftrave, por tani shohin sesi rusët u vrasin fëmijët. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Çdo ditë kemi vdekje. Të moshuarit u shpëtuan dy luftrave, por tani shohin sesi rusët u vrasin fëmijët. Pushtuesit nuk na lënë as t’i varrosim. Rusia kërkoi që të shuante zjarrin e pashkëve ortodokse. Ushtria ruse nuk po përpiqet që të mbrojë asnjë objekt të kishës,”-tha presidenti.

LAJMI KRYESOR: Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë! VD-mesazh për mbështetjen ndaj Ukrainës

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike seanca plenare 3 maj 2022 volodymir zelenskyy zelenskyy ne kuvendin e shqiperise seanca plenare 3 maj 2022 volodymir zelenskyy zelenskyy ne kuvendin e shqiperise

Sondazh

Poll