Politike

VD-‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

3 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA
VD-‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka

TIRANË– Kryetari Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur, Sali Berishës, pas kërkesës të largimit të ambasadorit rus në Shqipëri. Balla tha se nëse kjo do të dëmtojë agresorin do të merren masa.


‘Kuvendi kishte një seancës, që ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga Rama Në kemi ofruar mbështetje qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në OKB dhe si anëtare e NATO-së. Nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin të vijnë me propozime që nuk kanë asnjë vlerë. Agresioni i pajustifkueshëm rus në Ukrainë e ka bërë botën më të bashkuar kundër Rusisë. Do ju kërkoja që të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populsitë të një politikani që i ka mbaruar koha. Për mua nuk ekziston Berisha. Rusia një agresor kundër Ukrainës, dhe të gjitha masat janë marrë në favor të sanksioneve kundër Rusisë. Nëse kjo do të dëmtojë agresorin, turistët ruse, do të marrim masa. Por ne nuk komentojmë dhe tu japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Në pamundësi për tu bërë relevant, Saliu mbush tullumbace dhe i lëshon.’- tha Balla.

LAJMI KRYESOR; LIVE- Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë! VD-mesazh për mbështetjen ndaj Ukrainës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike taulant balla zelenskyy ne kuvendin e shqiperise taulant balla zelenskyy ne kuvendin e shqiperise

Sondazh

Poll