Politike

VD-Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

3 Maj 2022, 11:30 Nga DOSJA
VD-Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Pas video-mesazhit të presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy, Berisha gjithashtu kërkoi që të largohet ambasadori rus në Tiranë dhe të tërhiqet amabsadori shqiptar nga Moska, për të mbyllur kështu të gjithë marrëdhëniet diplomatike me vendin.

Por nuk u ndal me aq. Gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama se është shfaqur i dyzuar gjatë 2 muajve të agresionit rus, duke i përmendur dhe çështjen e “Open Ballkan” dhe bashkëpunimin me Serbinë.


“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh por edhe me emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës. Këtij vendi dhe këtij kombi që po martinizohet për lirinë e Europës dhe të botës në një agresion barbar të Vladimir Putinit. Paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore. Një Kain! Është frymëzim për të gjithë ata që bësojnë tek liria dhe vlerat e saj. Kemi ngritur zërin tonë në Parlament për ndihma konkrete. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i Edi Ramës,i cili flet ndryshe por nga ana tjetër promovon idenë ruso-serbe me Open Ballkan. Ka qenë gabim shpallja e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Kam kërkuar që të anulohet viza për çdo qytetar rus në Shqipëri. Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen nga Moska të të gjitha marrëdhënieve politike, diplomatike me Rusinë si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor. Edhe njëherë shpreh solidaritetin tim,”-tha Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë! VD-mesazh për mbështetjen ndaj Ukrainës

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 3 maj 2022 zelenskyy ne kuvendin e shqiperise sali berisha seanca plenare 3 maj 2022 zelenskyy ne kuvendin e shqiperise

Sondazh

Poll