Politike

VD-Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

3 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
VD-Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e

TIRANË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy kërkon që në Shqipëri të mos futen turistë rusë. Kjo ishte kërkesa e tij për qeverinë shqiptare, gjatë fjalës që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh përmes një video-mesazhi se nuk dihet se kush mund të futet në territorin shqiptar, ndaj duhet bërë ndalimi i tyre.


MESAZHI I ZELENSKYY-T

As objektet e kishave ruse nuk po kursehen nga pushtuesit, një përpjekje për të ngjallur tiraninë. Ju jeni padyshim në anën e lirisë, faleminderit për hapat konkretë që keni bërë për të na mbështetur, ky qëndrim ndaj popullit të Ukrainës, më kujton Nënë Terezën, e njohur për aktet e saj humanitare në të gjithë botën. Unë besoj se duke punuar së bashku me të gjithë Europën, ne do të jemi në gjendje të mbrojmë europën dhe të ardhmen nga kërcënimi rus. Qëndrimi duhet të përfshijë embargon ruse, bankat duhet të jenë të bllokuara, sado e vështirë të jetë kjo. Ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë në Shqipëri, pasi ju nuk e dini se kush vjen së bashku me to.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Zelenskyy flet sot në Kuvendin e Shqipërisë! VD-mesazh për mbështetjen ndaj Ukrainës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike zelenskyy ne kuvendin e shqiperise zelenskyy ne kuvendin e shqiperise

Sondazh

Poll